Vdes një shkupjan i infektuar nga malaria

Një 35-vjeçar nga Shkupi i infektuar nga malaria ka vdekur dje.

Nga Klinika universitare për sëmundje infektive në Shkup informojnë se pacienti me malarie  është infektuar gjatë udhëtimit të tij zyrtar në Ganë dhe se është pranuar në gjendje tejet të rëndë shëndetësore, raporton TV21.

“Pas ardhjes së pacientit në Klinikë, ai menjëherë është hospitalizuar, sëmundja i është diagnostikuar, por për fat të keq nuk kemi mundur që të bëjmë asgjë më tepër, për shkak se ka qenë në gjendje të rëndë”, thonë nga Klinika./21Media