Vdes një person në një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person dyshohet se ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sot, rreth orës 11:25 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 10-të është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku – vetaksident, ku si pasojë dyshohet se një person ka humbur jetën kurse një person tjetër ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Kelani për KALLXO.com.

Kelani ka treguar se njësitet relevante policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.

Kelani ka shtuar se Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat në trafik dhe të ju përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike.