Ilustrim

Vdes një i mitur në aksident në Polluzhë të Drenasit

Një i mitur ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marrura nga goditja me veturë nga një i dyshuar në fshatin Polluzhë të Drenasit.

Sipas Policisë dje rreth orës 16:40, vozitësi gjatë ngasjes së veturës kishte goditur këmbësorin, aksident prej të cilit ky i fundit kishte mbetur i vdekur.

Me vendim të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.