Ilustrim Ariu - Foto: KALLXO.com

Vdes një grua në Sllovaki pasi u ndoq nga një ari

Një grua 31-vjeçare nga Bjellorusia ka vdekur pasi u ndoq nga një ari në veri të Sllovakisë, raporton BBC.

Shërbimi Sllovak i Shpëtimit Malor njoftoi se trupi i gruas u gjet në malet e Tatras së Poshtme të Sllovakisë mbrëmjen e së premtes të datës 15.03.2024.

Ajo kishte qenë nën shoqëri të një burri kur një ari u ishte sulur.

Sipas burrit, ai dhe gruaja ikën në drejtime të ndryshme. Zona ka pyll të dendur dhe humnera të larta.

Trupi i gruas u gjet nga një qen kërkimi pak kohë pasi personi me të cilin kishin qenë duke ecur kërkoi ndihmë.

Ariu kishte qenë ende në afërsi dhe u frikësua nga Shërbimi i Shpëtimit Malor pas gjuajtjes me armë. Mbetet e paqartë se si ka vdekur gruaja – nëse ishte rrëzuar për vdekje apo u vra nga ariu, raporton BBC.

Zëvendësministri i mjedisit deklaroi se në qoftë se është mbytur nga ariu, autoritetet do të bënin të ditur menjëherë atë informacion dhe nuk do ta fshihnin.

Vitet e fundit ka pasur numër të sulmeve nga arinjtë në Sllovaki, përfshirë një sulm fatal në vitin 2021, raportuar si i pari në Sllovaki për një shekull.

Arinjtë janë të zakonshëm nëpër gamën malore të Karpateve, që shtrihen nga Rumunia përmes perëdnimit të Ukrainës deri në Sllovaki dhe Poloni.

Hulumtuesit thonë se në Sllovaki janë mbi 1,200 arinj.