Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Vdes një burrë në Malishevë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë është raportuar se në emergjencën e Malishevës nga familjarët është dërguar pa shenja jete një burrë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Rasti ka ndodhur rreth orës 23:40 në Malishevë.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Rasti po trajtohet si “hetim i vdekjes”.