Forca e Sigurisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Vdes në vendin e punës rreshteri i FSK-së

Rreshteri i parë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Muhamet Ramiz Beqiri, ka vdekur në vendin e tij të punës.

Kjo është bërë e ditur nga Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila ka njoftuar se rreshteri ka pasur një sulm kardiak.

“Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se nga një sulm kardiak ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterë i parë Muhamet Ramiz Beqiri” – tha FSK.

Forca e Sigurisë së Kosovës në emër të komandantit të FSK-së u ka shprehur ngushëllime familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve e pjesëtarëve të FSK-së.

FSK tha se për ceremoninë e varrimit do të njoftohen pjesëtarët e FSK-së e të Ministrisë, dhe të tjerët, me kohë.