Vdes në QKUK i aksidentuari para disa ditësh në Gjakovë

Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, një person i cili më 12.06.2024 ishte goditur nga një veturë në lëvizje, në rrugën “Hysni Dobruna” në Gjakovë.

Sipas Policisë, viktima dërguar në QKUK për tretman mjekësor, por nuk ka mundur t’u përballojë lëndimeve të marra.

“Me vendim të prokurorit trupi i pjete është dërguar në IML për obduksion”- thekson Policia.