Vdes mjeku nga Dragashi, anëtar i LDK-së

Kreu i Degës së LDK-së në Dragash, Selim Kryeziu, ka njoftuar se sot ka vdekur anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Mynafir Beshiri.

Mynafir Beshiri me profesion doktor, ka shërbyer në Komunën e Dragashit si mjek për vite të tëra.

“Doktori me vite të tëra i ka shërbyer qyetarëve të komunës së Dragashit dhe jo vetëm. Dr. Mynafir Beshiri gjithashtu ka qenë aktivist i LDK-së dhe ka bartur funksione në degën tonë. Vdekja e Tij është dhembje për mua dhe për shumë miq e pacient Tij.
Në emër të Kryesisë së Degës dhe në ermër timin personal, ju shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, miqëve dhe të gjithë atyre që ndjenë dhembje për humbjen e doktorit!”, ka shkruar Kryeziu