Drunjtë rreth rrugës në Brodosanë shndërrohen në shtylla për llambat ndriçuese

Në Brodosanë të Dragashit llambat që ndriçojnë rrugën e fshatit janë vendosur nëpër drunjtë buzë rrugës.

Nuk dihet se kush i ka vendosur këto llamba dhe kabllot që i furnizojnë ato me rrymë.

Ekipi i KALLXO.com ka parë nga afër këto llamba ndriçuese.

Lidhur me këto llamba dhe kabllot KALLXO.com i ka dërguar pyetje KEDS-it.

KEDS ka thënë se nuk i ka vendosur kabllot e rrymës.

“Këto nuk janë kabllo të KEDS-it, janë kabllo të ndriçimit, kontaktojeni komunën e Dragashit për këto kabllo” – ka thënë Lulzim Krasniqi, zyrtar i KEDS-it.

Ekipi i KALLXO.com ka tentuar të marrë një përgjigje nga Komuna e Dragashit se kush i ka vendosur këto llamba ndriçuese në drunjtë rreth rrugës por Komuna nuk ka kthyer përgjigje.