Vdes edhe një mjek në Kosovë nga COVID-19

COVID-19 ka thelluar rrënjët edhe tek mantelbardhët, sot është shënuar edhe viktima e katërt brenda personelit shëndetësor në vend.

Doktor Lulzim Kolgjeraj nga shëndetësisa primare në Prizren ka vdekur sot pasi ishte infektuar me virusin COVID-19.

Kolgjeraj ka shërbyer tre dekada si specialisht i mjekësisë Famljare në QMD në Gjonaj të Prizrenit.

I ndjeri ishte infektuar me COVID-19 dhe për tri javë ka qenë i hospitalizuar në QKUK.

Vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një njoftimi në Facebook.

“Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Kolgjeraj dhe kolegët e tij”, ka shkruar mes tjerash Haskuka.

Ditë më parë zëdhënësia i ShSKUK-së ka bërë të ditur se 757 persona nga stafi shëndetësor janë të infektuar me coronavirus në Kosovë.

Virusi rrezikon personelin, 450 raste aktive brenda stafit shëndetësor