Vdes 20 vjeçarja që u godit nga vetura në Krushë të Madhe

20 vjeçarja që u godit nga një makinë në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit më datë 17 maj, ka vdekur gjatë ditës së sotme.

Kështu ka bërë të ditur për Kallxo.com, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Po, vajza 20 vjeçare që u aksidentua më 17 maj në Krushë të Madhe ka vdekur sot në QKUK, trupi i saj sipas informacioneve që kemi, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Elezaj.

Sipas të dhënave të policisë deri te aksidenti kishte ardhur kur i dyshuari qe kishte qenë duke drejtuar automjetin e tij të llojit VW Golf, në aksin rrugor Prizren – Gjakovë, dhe në dalje të fshatit Krushë e Madhe, papritmas nga pakujdesia dhe duke mos e përshtatur shpejtësisë e kishte goditur viktimën/këmbësoren e cila kishte qenë duke kaluar rrugën.

Këmbësorja kishte pësuar lëndime të rënda trupore, e cila fillimisht ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe pastaj është transferuar në QKUK-Prishtinë.