Vdekje e dyshimtë në Obiliq, një 45-vjeçar gjendet i vdekur në një objekt

Një burrë i moshës 45-vjeçare është gjetur i vdekur më 28.02.2024 në një objekt në Obiliq.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se për ngjarjen që ka ndodhur në rrugën “Hasan Prishtina” Policia ka pranuar informatë në ora 09:00.

“Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit 45 vjeç” – tha zëdhënësja.

Ajo shtoi se aktualisht Policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerrë të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike, pra të ekzaminimit.

Vdekje e dyshimtë në Obiliq, Foto: KALLXO.com
28.02.2024