Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vdekje e dyshimtë e një fëmije në Skenderaj, policia po heton rastin

Një fëmijë ka vdekur në rrethana të dyshimta në Skenderaj, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

Fëmija kishte ndërruar jetë deri sa ishte duke u dërguar në Emergjencë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Komunën e Skenderaj.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.