Valët e të nxehtit në Evropë: Më shumë se 40 persona të vdekur

Më shumë se 40 njerëz kanë vdekur në Algjeri, Itali dhe Greqi si pasojë e zhjarreve të mëdha e të dala jashtë kontrollit të cilat po i kërcënojnë fshatrat dhe vendpushimet e pushimeve dhe mijëra janë evakuuar.

Greqia po përgatitet për më shumë fluturime evakuimi nga Rodosi, pasi zjarret e atjeshme po shpërthejnë edhe në ishujt e Korfuzit dhe Evias.

Vala e gjatë aktuale e të nxehtit nuk po sinjalizon ndonjë shenjë pushimi – temperaturat pritet të rriten mbi 44C në pjesë të Greqisë.

Zjarret në Sicili dhe Pulia kanë detyruar mijëra njerëz të largohen.

Erërat e forta dhe bimësia e thatë nënkuptojnë se zjarrfikësit po përpiqen në shumë zona për t’i shuar flakët dhe për të krijuar shpërthime zjarri.

Numri më i madh i vdekjeve deri më tani është në Algjeri, me 34 viktima, përfshirë edhe 10 ushtarë të rrethuar nga flakët gjatë një evakuimi në provincën bregdetare të Bejaia, në lindje të Algjerit. Bejaia është zona më e goditur, duke llogaritur 23 nga vdekjet, raportojnë mediat lokale.

Autoritetet algjeriane thanë se 80% e flakëve janë shuar që nga e diela, por një përpjekje masive për shuarjen e zjarrit vazhdon ende, duke përfshirë rreth 8,000 anëtarë personeli, qindra kamionë zjarrfikës dhe disa avionë.

Zjarret kanë shpërthyer edhe në Tunizinë fqinje, ku 300 persona është dashur që të evakuoheshin nga fshati bregdetar Melloula.

Në Greqi, Ministria e Mbrojtjes Civile paralajmëroi të mërkurën për një “rrezik ekstrem” zjarri në gjashtë nga 13 rajonet e këtij vendi.

Një ekip shkencëtarësh klimatikë – grupi World Weather Attribution – thotë se vala e të nxehtit intensive të këtij muaji në Evropën Jugore, Amerikën e Veriut dhe Kinë do të jetë praktikisht e pamundur pa ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

Dy pilotë kanë vdiqën në ishullin Evia, në veri të Athinës, kur avioni i tyre zjarrfikës Canadair u rrëzua në një luginë. Diku tjetër në këtë ishull, trupi i djegur i një burri u gjet në një kasolle të largët rurale.

Në ishullin Rodos më shumë se 20,000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë dhe vendpushimet në jug ditët e fundit. Një zyrtar i aeroportit i tha agjencisë së lajmeve AFP se më shumë se 5,000 prej tyre kanë fluturuar në shtëpi në më shumë se 40 fluturime urgjente midis të dielës dhe të martës.

Italia është goditur nga ngjarje të kundërta ekstreme të motit – me stuhi vdekjeprurëse në veri dhe zjarre në Sicili si dhe disa rajone të tjera jugore.

Një çift rreth të 70-tave u gjet i vdekur në një shtëpi pushimi të djegur nga zjarri pranë Palermos pasi zjarri erdhi afër kufirit të aeroportit të qytetit. Në afërsi të qytetit ka humbur jetën edhe një grua 88-vjeçare.

Disa pjesë të qytetit të Katanias mbetën pa ujë dhe energji pasi kabllot u dogjën në temperatura që u ngjitën në 47.6C të hënën.

Stuhitë në veri ndërkohë morën dy jetë të martën – viktima të rënies së pemëve.

Tornadot, stuhitë me breshër dhe erërat e forta me shpejtësi deri në 110 km/h e kanë goditur Lombardinë dhe rajone të tjera veriore.

“Ne po përjetojmë në Itali një nga ditët më të komplikuara në dekadat e fundit – stuhi shiu, tornado dhe breshër gjigant në veri dhe vapë përvëluese dhe zjarre shkatërruese në qendër dhe jug”, ka deklaruar ministri i mbrojtjes civile Nello Musumeci.

Ai tha se synon t’i bëjë thirrje BE-së për ta rritur flotën e saj të avionëve zjarrfikës Canadair.

Zjarret shpërthyen edhe në ishullin francez të Korsikës në Mesdhe në orët e para të së mërkurës. /BBC

Përgatiti: Nuhi Shala