Foto: REL/Reuters

Vaksinat anti-COVID, stafi shëndetësor në Spitalin e Ferizajt nuk pranuan të vaksinohen

Këtë vikend shumë mjekë e infemierë kanë marrë rrugën për në Kukës të Shqipërisë në mënyrë që të vaksinohen me vaksinën kundër COVID-19, të mundësuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Mirëpo, rrugën për në Kukës, ku edhe janë dhënë vaksinat, kanë hezituar të marrin mantelbardhëve nga Spitali i Ferizajt, përveç stafit vaksinën nuk e mori as drejtori i këtij spitali, Jeton Zeqiri.

Drejtori thotë se ka parë lajme që AstraZeneca është kërkuar të largohet nga përdorimi dhe kjo ka qenë njëra ndër arsyet që ka rezufuar të vaksinohet.

“Lista u bo ma heret, mandej filluan shtetet evropiane me hjek nga përdorimi AstraZenecën edhe ajo ka qenë arsyeja do të thotë që punëtorët shëndetësorë që kanë refuzu, por në momentin që OBSh e dha dritën jeshile që munden (me u vaksinu) lista vetëm pati shkuar” , tregoi Zeqiri.

Ai thotë se e njëjta arsye ka qenë edhe nga stafi shëndetësorë, por theksoi se kur të fillohet faza e dytë e vaksinimit kundër COVID-19 do të shkojnë.

Një pjesë e stafi shëndetësorë në Gjakovë vaksinohen

27 mjekë, 30 infermierë dhe 5 persona nga stafi administrativ janë vaksinuar me vaksinën kundër coronavirusit në komunën e Gjakovës nga 70 sa kanë pasë të drejtë të jenë në listë.

“Janë vaksinuar 62 punëtorë, këtu përfshi QKMF-të, Institutin dhe Spitalin, por numri më i madh ka qenë për spital, 40 kanë qenë në spital pjesa tjetër kanë qenë për QKMF edhe Instituti”, tha për KALLXO.com Edmond Arapi, kryetar i Federatës së Shëndetësisë në Gjakovë.

Në listën e gjatë të personelit shëndetësorë që kanë shkuar të vaksinohen janë edhe nëntë mantelbardhët nga Spitali Rajonal i Pejës.

“Nëntë i kemi pas të lajmrum, 10 na kanë kërku. Katër nga Infektiva, dy nga Pulmologjia dhe tre nga Interno. Ka pas edhe të tjerë të interesuar por udhëzimi ka qenë se duhet të jenë nga këto njësi COVID”, tha Skender Dreshaj, drejtor i Spitalit.

Madje ai thotë se ka pasë personel shëndetësorë të interesuar, por kaq kanë arritur të dërgojnë për shkak të numrit të kufizuar.

“Jo sepse nuk e kemi pas mundësi, por nesër me më thirr shkoj edhe pse e kam kalu infeksionin kam antitrupa”, konfirmon ai.

Nga Spitali Regjional i Vushtrrisë janë vaksinuar 13 mantelbardhë, 8 intermierë dhe pesë mjekë nga rreth 20 sa kanë pas të drejtë vaksinimi me vaksinën kundër coronacirusit.

Drejtori i Spitalit të Vushtrrisë në një përgjigje për KALLXO.com potencoi se për shkak se ka qenë koha e keqe dhe ditë vikendi numri i stafit shëndetësorë për vaksinim nga ky spital ka qenë i ulët.

“Koha e keqe, vikend, por ne do të vaksinohemi të gjithë për aq sa na jepet mundësia. Unë e kam kry (infeksionin me COVID-19) pas vitit të kaluar, por në javën tjetër apo kur të na jepet e drejta”, thotë Hajrullah Saraçi.

Në anën tjetër, kryetari nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, tha se ende nuk kanë listë definitive se sa persona nga stafi shëndetësorë në nivel vendi janë vaksinuar këtë vikend, për këtë ai thotë se është duke punuar edhe Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë se Kosova ende nuk ka siguruar asnjë dozë vaksine të SARS-CoV-2.

Furnizimi me vaksina është premtuar se do të bëhet këtë muaj.

Vendi është duke u ballafaquar me numër të lartë të të infektuarve me coronavirus, brenda 24 orëve 827 persona kanë rezultuar pozitivë, përderisa 16 të tjerë kanë vdekur si pasojë e infeksionit.

Alarmante, 16 të vdekur për 24 orë nga COVID-19 në Kosovë