Alarmante, 16 të vdekur për 24 orë nga COVID-19 në Kosovë

16  persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e infeksionit me COVID-19 në 24 orët e fundit.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (87, 71, 62 vjeç), Ferizaj 2 raste (58, 82 vjeç), Gjakovë 2 raste (73, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (72, 60 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (53 vjeç), Kamenicë 1 rast (79 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç), Obiliq 1 rast (62 vjeç), Pejë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç) dhe Viti 1 rast”, bëhet e ditur nga raporti ditor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Tutje, thuhet se 827 persona kanë rezultuar të infektuar me SARS-CoV-2.

Numri total i rasteve pozitive është 83.012 raste nga 389.791 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.776 raste të vdekjes.

IKShPK apleon tek qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID.