Droga e konfiskuar

Vajza nga Prishtina arrestohet për drogë

Në një njoftim të saj Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar një vajzë nga Prishtina nën dyshimin se posedonte mariuhanë. Arrestimi i saj sipas policisë është kryer në rrugën “Agim Ramadani” ndërsa tek e njëjta janë zbuluar 2.3 gram drogë.

Policia sqaron se pas arrestimit e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.