UP-ja reagon pas sulmit ndaj profesoreshës në Fakultetin e Mjekësisë
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka reaguar pas sulmit ndaj profesoreshës Hatixhe Latifi Pupovci në Fakultetin e Mjekësisë.
“Aktet e tilla janë sjellje të papranueshme dhe të dënueshme, e të njëjtat cenojnë rëndë misionin e UP-së të lidhur me krijimin dhe zhvillimin e shoqërisë tolerante dhe dhënien e ndihmesës në procesin e promovimit të demokracisë qytetare”, thuhet në reagim.
Tutje, UP-ja u ka bërë hirrje organeve kompetente që aktin në fjalë ta trajtojnë më urgjencë dhe ndaj sulmuesit të shqiptojnë masën adekuate ligjore.
KALLXO.com më parë ka raportuar se profesoresha është sulmuar fizikisht në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe se është arrestuar personi i dyshuar.
Flet profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, thotë se u sulmua nga një mjek