ORCA reagon pas sulmit ndaj profesoreshës në Fakultetin e Mjekësisë

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka reaguar pas lajmit për sulmin ndaj profesoreshës Hatixhe Latifi Pupovci.

ORCA ka kërkuar që të merren masa ndaj studentit me qëllim garancinë e mospërsëritjes së rasteve të dhunës ndaj stafit akademik.

“ORCA shpreh shqetësimin për sulmin ndaj profesoreshës Hatixhe Latifi Pupovci nga një prind i një studenti. Prindër që përzihen në çështjet akademike në të cilat nuk kuptojnë, duhet të ndalohen brenda hapësirave universitare. Prapambeturia nuk mund të jetë justifikim për dhunën”, thuhet në reagim.

KALLXO.com më parë ka raportuar se një person është sulmuar fizikisht në Fakultetin e Mjeksisë në Prishtinë dhe se është arrestuar personi, i cili është dyshohet ta ketë sulmuar fizikisht.

Ndalohet i dyshuari për sulmin ndaj profesoreshës së Fakultetit të Mjekësisë