Universiteti i Shkencave te Aplikuara, Ferizaj Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Universiteti i Ferizajt hap konkurs për studentët e rijnë

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka hapur konkurs për pranimin e studentëve të rijnë në nivelin Bachelor dhe Master.

Në nivelin Bachelor janë hapur 700 vende të lira në drejtimet: Dizajn Grafik dhe Multimedia, Informatika e Aplikuar, Menaxhment i Turizmit dhe Hotelerisë, Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobileve, Dizajn dhe Konstruksionet e Produkteve të Drurit, Inxhinieri Industriale me Informatikë, Menaxhment Industrial,

Ndërsa, në nivelin Master do të pranohen 150 studentë të rregullt, në drejtimet: ‘Arkitekturë dhe Dizajn i Interierit me Prodhime nga Druri’, ‘Inxhinieria dhe Informatika’ dhe ‘Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm’.

“Aplikimi online për të dyja nivelet e studimit do të bëhet nga data 06.08.2021 deri më 24.08.2021 në ora 16.00. Ndërsa, dorëzimi i dokumentacionit fizik vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online do të bëhet prej datës 23.08.2021 deri më datën 28.08.2021 (dokumentet do të pranohen çdo ditë, me përjashtim të të dielave). Gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të bëhet verifikimi i dokumentacionit nga personeli i administratës”, thuhet në njoftim.