Ukraina mbyll rrugët ajrore për fluturimet civile për 90 ditë

Ukraina ka mbyllur të gjitha rrugët ajrore nga sot për 90 ditë pasi vendi është shpallur “zonë konflikti”.

“Prania dhe përdorimi i mundshëm i një game të gjerë të sistemeve të luftës tokësore dhe ajrore përbën një rrezik të lartë për fluturimet civile që operojnë në të gjitha lartësitë dhe nivelet e fluturimit,” tha EASA – Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian.

Rregullatori evropian i aviacionit ka paralajmëruar gjithashtu rreziqe për fluturime në zonat kufitare të Rusisë dhe Bjellorusisë, për shkak të aktiviteteve ushtarake.