Një ushtarak ukrainas lëviz nëpër rrënojat e një kompleksi industrial në një pozicion të vijës së parë jashtë Avdiivka, rajoni Donetsk, Ukraina lindore, 4 shkurt 2022.

Ukraina ka pësuar 119 miliardë dollarë humbje për shkak të luftës

Zëvendësministri i Ekonomisë së Ukrainës, Denys Kudin tha sot se pushtimi rus, Ukrainës i ka shkaktuar 119 miliardë dollarë dëme në ekonomi.

Ai tha se 75% e ndërmarrjeve në zonat e goditura nga lufta kishin ndaluar së funksionuari dhe shumica e ndërmarrjeve metalurgjike në Ukrainën lindore nuk punojnë.

“Kjo do të thotë se ne do të kemi më pak eksporte metalesh,” tha ai, duke shtuar se eksportet e metaleve përbënin një “pjesë të konsiderueshme” të eksporteve të përgjithshme të Ukrainës.

Sot është dita e 16-të e luftës në Ukrainë.

Lufta në Ukrainë nisi pas sulmit që Rusia bëri ndaj këtij shteti më 24 shkurt. Që nga ajo kohë janë shënuar qindra vdekje dhe miliona refugjatë./Sky News

Përgatiti: Arbisa Shefkiu