Qyteti i Lipjanit, Foto: KALLXO.com

Ujësjellësi: Banorët e Lipjanit do kenë çrregullime me ujë për aq kohë sa ka reduktim të energjisë

Ujësjellësi rajonal ‘Prishtina’ ka njoftuar se konsumatorët e Lipjanit po përballen me çrregullime në furnizim me ujë të pijshëm si shkak i ndërprerjes së energjisë elektrike në stacionin kryesor të pompave.

“Për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike në Stacionin kryesor të pompave në Lipjan, konsumatorët e kësaj komune, konkretisht pikat e larta të furnizimit kanë filluar të ballafaqohen me çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, kjo situatë do zgjasë për aq kohë sa do ketë reduktime të energjisë.

“Kjo situatë do zgjasë, për aq kohë sa zgjasin reduktimet e energjisë elektrike në komunën e Lipjanit”, thuhet tutje nga Ujësjellësi.