UEFA licencon stadiumin ‘Fadil Vokrri’

UEFA ka licencuar stadiumin “Fadil Vokrri” pas renovimit të tij për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se sipas ka marrë konfirmimin nga  UEFA se stadiumi i Prishtinës pas renovimit ka plotësuar kriteret për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e parë në Prishtinë kundër Ishujve Faroe me 10 shtator.

“Ashtu siç pritej, UEFA, sot,  e ka njoftuar zyrtarisht Federatën e Futbollit të Kosovës se stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë pas renovimit të tërësishëm i ka plotësuar kriteret dhe është licencuar për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Kësisoj, më 10 shtator, në orën 20:45, Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Ishujve Faroe, në kuadër të Ligës së Kombeve, tri ditë pasi do ta bëjë debutimin në këtë garë në Baku, në përballje me Azerbajxhanin”, thuhet në komunikatën e FFK-së.