Ilustrim

U tha policëve 'do ta paguani me jetë', arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prizren, pasi që i dyshuari nuk ka zbatuar urdhrat policor dhe ka kanosur policët.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është ndaluar për kundërvajtje në trafik, nuk ka zbatuar urdhëratë policor e më pas i ka kanosur zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare, duke iu thënë: ‘do ta paguani me jetë’” – thuhet në raportin policor.

Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 23:35, në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren.

I dyshuari është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.

Rasti është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar.