Foto: Ilustrim

U shmanget rojeve pyjore, arrestohet

Një person në fshatin Beznicë, të Novobërdës është arrestuar pasi që i njëjti ka penguar punonjësit e Agjensionit të Pyjeve të Kosovës t`ia konfiskonin një sasi të drunjve që po i transportonte ilegalisht.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K\ Shqiptar i cili qëllimisht kishte devijuar traktorin e tij e më pas e ka përmbysur në një përrua ku i kishte rrezikuar zyrtarët e APK- së. I dyshuari atë veprim e kishte bërë pasi zyrtarët e Agjensionit të Pyjeve të Kosovës kishin vendosur të ja konfiskonin një sasi të druve të ngarkuara në rimorkion e traktorit të cilat kishte qenë duke i transportuar në mënyrë ilegale. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.