Foto: Rtv21

U qëllua për vdekje ushtari që vrau 26 persona

Ushtari tailandez që vrau 26 njerëz dhe plagosi 57 të tjerë në një përleshje me armë në qytetin Nakhon Ratchasima, është qëlluar për vdekje nga forcat e sigurisë.

Jakraphanth Thomma të shtunën fillimisht vrau oficerin e tij komandues para se të vidhte armë nga një kamp ushtarak.

I dyshuari vazhdoi sulmin e tij në rrugë dhe në një qendër tregtare, transmeton 21Media.

Sulmuesi, i cili postoi një fotografi në mediat sociale, u qëllua për vdekje pasi ishte fshehur gjithë natën në një ndërtesë.

Motivi për sulmin dukej se ishte një mashtrim rreth një marrëveshje pronësore./21Media