U mbyt para dy javësh, gjendet trupi i 10-vjeçarit në lumin Fan

Gjendet trupi i pa jetë i 10 vjeçarit Sevasjan Laska të cilin e mori rrjedhja e lumit të martën e 5 prillit, raporton TopChannel.

Trupi i të miturit është gjetur pranë digës nga polumbarët e Vlorës.

Kërkimet për gjetjen e trupit vijuan për më shumë se 10 ditë ndërsa në një moment u bë edhe devijimi i pjesshëm i lumit për të kontrolluar pranë një ure ku dyshohej se mund të ndodhej trupi.

Familjarët hapën dyert e mortit ditë më parë ndërsa prisnin me ankth gjetjen e tij.