U godit nga vetura, vdes 61-vjeçarja në Prizren

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në Arbanë të Prizrenit.

Sipas Policisë, viktima, 61-vjeçare është goditur nga vetura sot rreth orës 05:30 në rrugën “Ismail Kryeziu” në Arbanë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi një pompe të karburanteve.

Sipas njoftimit të organeve të rendit, viktima me autoambulancë ishte sjellë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren mirëpo mjekët kanë thënë se e njëjta kishte arritur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është përcjellur për autopsi ndërsa ngasësi i automjetit është arrestuar dhe ndaluar për procedura të mëtejme.