Presidenti amerikan, Donald Trump.

Trump zotohet se do “t’i mbyllë” armiqtë e tij politikë nëse rikthehet si president

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se do t’i mbyllë armiqtë e tij politikë nëse arrin të zgjedhet sërish president i SHBA-së.

Në një intervistë të martën, transmetuesi i krahut të djathtë Glenn Beck, ngriti çështjen e betimit të famshëm të fushatës së Trump për ta “bllokuar” Hillary Clinton, kundërshtaren e tij në vitin 2016, një premtim të cili Trump nuk e përmbushi sa ishte në detyrë si president.

Në pyetjen nëse “është penduar që nuk e e ka mbyllur[Klintonin] dhe në rast se zgjidhet përsëri president, a do t’i mbyllë njerëzit”, përgjigjia e Trump ishte se “nuk do të kisha zgjidhje, sepse ata po na e bëjnë këtë”.

Trump e ka inkurajuar thirrjen “mbylle atë” kundër kundërshtarëve të tjerë, por ai mbetet në rrezik të konsiderueshëm për t’u mbyllur vetë.

Sipas katër aktakuzave, ai përballet me 91 akuza penale në lidhje me përmbysjen e zgjedhjeve, mbajtjen e informacionit të klasifikuar dhe pagesa të parave në këmbim të heshtjes ndaj një ylli të filmit për të rritur. Trump e mohon të ketë bërë diçka keq dhe pretendon se është viktimë e persekutimit politik. Gjykimet kundër tij janë planifikuar për vitin e ardhshëm.

Në fillim të këtij muaji, Politico e ka bërë një llogaritje se Trump përballet me një maksimum prej 641 vitesh burg. Pas shtimit të 13 akuzave për shantazh dhe konspiracion në Gjeorgji, Forbes e rriti këtë total në më shumë se 717 vjet.

Sot Trump është 77 vjeç./The Guardian