Tri vetura të përfshira në aksidentin në Prishtinë, një person i lënduar

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti ku janë përfshirë tri vetura.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:45 në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Në aksident janë përfshirë tri vetura ndërkaq një person ka pësuar lëndime trupore. Të njëjtit i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, ka thënë ai për KALLXO.com.

Tutje Borovci ka thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

Në redaksinë e KALLXO.com, një qytetar ka video nga vendi i ngjarjes.

VIDEO – Aksident në Prishtinë, Policia në vendin e ngjarjes