Tri fazat e zbutjes së masave ndaj COVID-19 në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka prezantuar masat e lirimit pas kufizimeve strikte të ndërmarra javë më parë.

Vitia në konferencë tha se me masat e reja ne po tentohet të lirohet ekonomia. Hapjen e ekonomisë sipas ministrisë po planifikohet të bëhet në tri faza dy javëshe, faza e parë fillon me 4 maj deri më 18 maj, faza e dytë fillon me 18 maj deri më 1 qershor dhe faza e tretë fillon me 2 qershor dhe vazhdon deri në një vendim tjetër.

FAZA 1 – 4 maj deri 18 maj

Ndërtimtaria dhe patundshmëria

Tregtia e automjeteve, pjesërisht

Tregtia me pakicës, pjesërisht

Riparimi i artikujve personal dhe i orendive

Zyrat e konsulencës (me lista të stafit esencial)

FAZA 2, 18 maj – 2 qershor

Tregtia me pakicë

Dentistët dhe fizioterapeutët

Floktarët dhe sallonet e ondulimit

Tregu i gjelbër

Gastronomia (merr me vete)

Transporti hekurudhor

Transporti urban dhe ndër-urban

Qendrat e thirrjeve (me lista të stafit esencial)

FAZA 3 – 2 qershor – deri në vendimin e radhës

Transporti urban dhe ndër-urban

Taksitë

Gastronomia

Provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë

Hapja e kinemave

Hapja e teatrove

Hapja selektive e aktiviteteve sportive