Spitali i Përgjithshëm "Isa Grezda" - Gjakovë, Foto: Facebook

Tre të plagosur në Gjakovë, spitali jep detaje për gjendjen e tyre shëndetësore

Mbrëmë, më 09.03.2024 në Gjakovë dyshohet se nga arma e zjarrit janë plagosur tre persona.

Sipas policisë, i dyshuari është në arrati.

Ndërsa, Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka dal me një njoftim mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

“Pas orës 00:20 në Emergjencën e Spitali janë lajmëruar tre qytetarët me lëndime me arme zjarri, prej tyre dy kanë lëndime në ekstremitetet e poshtme të trupit, pas trajtimit mjekësorë që kanë marrë në Emergjencë janë hospitalizuar në Repartin e Ortopedisë, gjendja e tyre është stabile” – thuhet në njoftim.

“Ndërsa personi i tretë ka lëndime në regjionin lumbal (pjesën e poshtme të shpinës) ka qenë e nevojshme ndërhyrja  kirurgjike, momentalisht është  salle të operacionit. Stafi mjekësorë po vazhdon trajtimin dhe kujdesin e duhur profesional” – thuhet në njoftim.

Plagosen tre persona në Gjakovë, policia nis hetimet