Tragjedia në Norvegji, shkon në shtatë numri i viktimave, tre persona ende të zhdukur

Ka shkuar në shtatë të vdekur, e 3 persona të zhdukur bilanci i tragjedisë në Oslo të Norvegjisë, pas rrëshqitjes së tokës katër ditë më parë, që përfshiu disa shtëpi.

Nga shtatë trupat e nxjerrë nga balta deri më tani, vetëm një është identifikuar zyrtarisht dhe i përket një burri 31 vjeçar.

Mbreti Harald, gruaja e tij Sonja dhe djali i tyre, Princi i Kurorës Haakon vizituan vendin këtë mëngjes dhe ndezën një qiri për viktimat në kishë.

“Unë e kam të vështirë të gjej diçka për të thënë sepse është absolutisht e tmerrshme”, tha mbreti pas vizitës. “Kjo ngjarje e tmerrshme na prek të gjithëve,” shtoi ai./Top Channel