Tornado në qendër të Iowa-s, ministri Mehaj shpreh gatishmërinë për mbështetje në sanim të situatës

Gjashtë persona kanë vdekur të shtunën kur një tornado përfshiu qendrën e Iowa-s, duke dëmtuar ndërtesa dhe rrëzuar pemë, raporton Washingtonpost duke cituar autoritetet atje.

Zyrtarët e menaxhimit të urgjencës në Madison County thanë se katër u plagosën, përveç atyre të vrarë, kur tornado goditi zonën në jugperëndim të Des Moines rreth orës 4:30 pasdite mes të vrarëve kishte fëmijë dhe të rritur.

Drejtori i Menaxhimit të Emergjencave të Qarkut Madison, Diogenes Ayala tha se 25 deri në 30 shtëpi u dëmtuan rëndë nga tornado.

“Kjo është më e keqja që dikush ka parë në një kohë shumë të gjatë,” tha ai.

Zyrtarët nuk i identifikuan të vrarët, por thanë se ata nuk ishin të gjithë në të njëjtin vend.

Në anën tjetër, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj u shpreh i tronditur për tragjedinë në Winterset.

Sipas tij, çdo fatkeqësi që godet popullin amerikan, është fatkeqësi që godet edhe popullin e Kosovës.

“Jemi thellë të tronditur me fatkeqësinë e mbrëmshme që ka pësuar populli vëlla yni i Iowa-s, nga tornado dhe motit të ashpër, ku humbën jetën gjashtë qytetarë në Winterset, nga të cilët dy fëmijë më të vegjël se 5 vjeç. Andaj, Guvernatorit Reynolds, Gjeneral Corell dhe gjithë familjeve që humbën më të dashurit e tyre, krahas ngushllimeve të thella, u shprehë gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Mbrojtjes për mbështetjen maksimale në sanimin dhe tejkalimin e situatës së krijuar, me të gjitha kapacitetet që disponojmë”, ka shkruar ministri Mehaj në rrjetin social “Facebook”.