Tollovi dhe ‘lëshim nervash’ për shkak të mosfunksionimit të semaforëve në Prishtinë

Pas ndaljes së semaforëve në udhëkryqin në afërsi të “Mensës së Studentëve” në Prishtinë janë krijuar kolona të automjeteve.

Rreth një orë më parë këta semaforë kanë dalë nga funksioni dhe gjendja e tillë po vazhdon ende.

Në rregullimin e komunikacionit ka dalur Policia e Kosovës.

Zhurma e borive të veturave ishte e njëjtë për një kohë të gjatë.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në Komunën e Prishtinës lidhur më këtë çështje.

Zyrtari i kësaj Komune, Halil Haliti ka deklaruar në këtë pjesë janë duke u zhvilluar punime nga KEDS-i.

Sipas tij, ekipet e tyre janë duke punuar në rregullimin sa më të shpejtë që semaforët të vihen në funksion.

“Ju njoftojmë lidhur me ndaljen e semaforëve në  udhëkryqin të Menzës se Studenteve, në këtë pjesë janë duke u zhvilluar punime nga KEDSI, për shkak në këtë pjesë ashtu kemi pranuar informata se ne këtë pjesë nuk ka pas energji eklektike, ekipet tona janë lajmëruar dhe janë duke punuar në rregullimin sa më të shpejtë të semaforat të kthehen në punë”, ka thënë Haliti.

Në vendin e ngjarjes momentalisht janë zyrtarët policorë që janë duke e drejtuar komunikacionin.