Thirrje e IKSHPK-së: Qytetarët që furnizohen nga Liqeni i Badovcit të mos e përdorin ujin për pije dhe për përgatitje të ushqimit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thirrje qytetarëve që furnizohen me ujë të prodhuar nga Fabrika e ujit që furnizohet nga Liqeni i Badovcit të mos e përdorin ujin për pije dhe për përgatitje të ushqimit.

Kjo pasi në Liqenin e Badovcit janë gjetur vlera të rritura të manganit.

“Laboratorët e Qendrës së ujit në IKSHPK kanë bërë analizat fiziko-kimike të mostrave të ujit nga uji i prodhuar në Fabrikën që furnizohet nga Liqeni akumulues i Badovcit. Bazuar në rezultatet laboratorike del se ka vlera të rritura të Manganit. IKSHPK ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe kontrollit të cilësisë së ujit për pije në zonën e mbulueshmërisë. IKSHPK apelon te qytetarët të cilët furnizohen nga Fabrika e ujit në liqenin e Badovcit që të mos përdoret uji për pije dhe përgatitje të ushqimit deri në njoftimin e radhës”- thuhet në njoftim.

IKPShPK ka publikuar edhe zonat të cilat preken.