Theri me thikë një 20-vjeçar për motive të dobëta, arrestohet i dyshuari në Kamëz

Policia e Shtetit ka njoftuar se kanë arrestuar një person nën dyshimin se kishte plagosur me thikë një 20-vjeçar për motive të dobëta dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Në njoftimin e policisë është thënë se pas ndjekjes intensive dhe kontrolleve të pandërprera është vënë në pranga autori i dyshuar, I.M., 33-vjeçar.

“Si rezultat i kontrolleve të pandërprera u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasit I.M.” – ka thënë Policia e Shtetit.

Tutje është thënë se 33-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Kodër Kuqe, ka goditur me thikë shtetasin A.C., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në njoftim u tregua se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.