Thaçi: Kosova në Shtëpinë e Bardhë shkon me flamurin shtetëror

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar takim historik, takimin e 27 qershorit në Uashington, ku pritet që të takohen liderët e Kosovës dhe Serbisë.

“Takimi i Ushashingtonit po afrohet. Institucionet e vendit e kane marr shume seriozisht. Falenderojmë z. Grenell për angazhimin. Takimin në Shtepinë e Bardhë e konsiderojmë si histroke për arritjen e paqes. Delegacioni kosovar shkon i përgatitur për të përfaqësuar denijsisht shetetin e Ksoovës”, tha Thaçi në një konferencë për media.

Sipas tij, Kosova nuk do të vonoj për të përmbyllur marrëveshjen me Serbinë, me njohje reciproke.

“Qytetarët e dinë se nga Ushahngtoni vijnë gjithmone lajme të mira. Prandaj kam besim të plotë se edhe takimi në Uashington do t’i kontribuojë vendit dhe do të jetë me transparencë të plotë”, ka deklaruar më tej presidenti.

Thaçi ka theksuar se Kosova në Uashington do të shkoj me flamur shtetëror.

“Tërë procesi do të jetë në transperancë të plotë. Kosova në Uashington shkon me flamurin shtetëoror që është integriteti territorial i Kosovëës, do të punojmë për Kosovën e re, multientike, andaj çdo paragjyukim apo spekulim është krejt i panevojshëm”, tha në fund Thaçi.

Dialogu Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, është pezulluar, që nga koha kur ish kryeministri kosovar Ramush Haradinaj vuri tarifën 100% kundër mallrave serbe, në nëntor të 2018-ës.

Kurse, emisari i Presidentit Donald Trump dhe emisarit Richard Grenell, njoftoi për një takim në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor me liderët nga Kosova dhe Serbia, një ditë para se në Kosovë do të vinte i dërguari special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.