Foto: Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim

Tërmeti në Turqi, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhë Shpëtim nxjerr nga rrënojat 5 kufoma

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se pjesëtarët e saj janë vendosur në Hataya, që është njëra nga zonat më të prekura nga tërmeti në Turqi.

Sipas njoftimit, në një operacion të sotëm, vullnetarët kanë arritur të nxjerrin shtatë kufoma nga rrënojat.

“Operacioni i sotshëm përfundoi me nxjerrjen e gjithsejë shtatë kufomave në një lokacion të vetum nga të cilat vullnetarët e SHKKSH-së i kanë nxjerrë tri kufoma  personave të rritur, 2 kufoma të femijve, duke vazhduar me urdhërin e rradhës të dhënë nga Udhëheqësi i TTK për kërkimin e dy fëmijëve që janë raportuar si të gjallë, mirëpo rezultoi se ata janë të vdekur dhe pas punes disa orëshe për tu qasur, na u dha urdhëri për ta nderprer  kërkimin dhe thyerjet e pllakave të betonit meqë ishte shumë e rrezikshme të punohet në atë objekt të rrënuar në kushte nate”- thuhet në njoftim.

SHKKSH është bashkuar me intervenime me organizatën TTK, që janë Minatorët e Turqisë.

Ky është njoftimi i plotë i SHKKSH-së:

SHKKSH është vendosur në Hataya që është njera nga zonat më të prekura nga termeti në Republiken e Turqisë. Pas vendosjes në bazen e njësive reaguese tek Stadioni i ri në Hataya ku janë të vendosur në të njejtin lokacion edhe trupat reaguese të FSK- së, ku edhe në kordinim të plot u bën pergatitjet e duhura, nga sot në oret e hershme ka filluar veprimet e kërkim shpetimit urban.

SHKKSH është bashkuar me intervenime me organizaten TTK, që janë Minatorët e Turqisë. Vendosëm të bashkengjitemi me ta meqë ne kishim pajisje teknike më të përsosura.

Udheheqësi i TTK pasi na njoftoi për lokacionin ku duhet të intervenojmë, na udhëzoj që ne të jemi të gatshëm dhe të pushueshëm që të merremi vetem me rastet ku dyshohet se mund të ketë të mbietuar.

Vullnetarët e SHKKSH kanë kembngulur që të nderhyjmë edhe në kërkim dhe nxjerrje edhe te trupave të vdekur.

Operacioni i sotshëm përfundoi me nxjerrjen e gjithsejë shtatë kufomave në një lokacion të vetum nga të cilat vullnetarët e SHKKSH-së i kanë nxjerrë tri kufoma personave të rritur, 2 kufoma të femijve, duke vazhduar me urdhërin e rradhës të dhënë nga Udhëheqësi i TTK për kërkimin e dy fëmijëve që janë raportuar si të gjallë, miëpo rezultoi se ata janë të vdekur dhe pas punes disa orëshe për tu qasur, na u dha urdhëri për ta nderprer kërkimin dhe thyerjet e pllakave të betonit meqë ishte shumë e rrezikshme të punohet në atë objekt të rrënuar në kushte nate.

SHKKSH do të bëjë të pa munduren që të ju lehtësohet sadopak dhimbja popullit turk.