Gjendja pas tërmetit tragjik në Turqi, Foto: CNN

Tërmeti katastrofik në Turqi dhe Siri, mbi 21 mijë viktima

Numri i të vdekurve nga tërmeti katastrofik në Turqi dhe Siri tani ka kaluar 21,000, duke tejkaluar shifrën prej 20,000 të cilën Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte parashikuar fillimisht kur goditi tërmeti për herë të parë. Numri i të vdekurve pritet të rritet në ditët në vijim.

Përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë për të pestën ditë në kushte të një moti të acartë. Zyrtarët dhe mjekët thanë të enjten se 17,674 njerëz kanë vdekur në Turqi dhe 3,377 në Siri, duke e çuar totalin e konfirmuar në 21,051 vdekje.

Ndërkohë, Departamenti i Thesarit i SHBA-së tha të enjten se e ka lëshuar një licencë për të lejuar ndihmën e ndërlidhur me tërmetin që përndryshe kjo ndihmë do të ishte e ndaluar të kalohej në territorin sirian për shkak të sanksioneve të vëna ndaj regjimit sirian.

Sipas të dhënva zyryare nga ana e autoriteteve turke pothuajse 3,000 ndërtesa janë shembur në shtatë provinca të ndryshme, duke përfshirë spitalet publike. Një xhami e famshme që daton në shekullin e 13-të u shemb pjesërisht në provincën e Maltayas, ku u shemb një ndërtesë 14-katëshe me 28 apartamente që strehonte 92 persona.

Banka Botërore do t’i japë Turqisë 1.78 miliardë dollarë. Ndërkohë, SHBA do të dërgojë 85 milionë dollarë ndihmë për Turqinë dhe Sirinë. Ndihma e menjëhershme prej 780 milionë dollarësh do të ofrohet nëpërmjet komponentëve të kontigjentit të reagimit emergjent nga dy projekte ekzistuese në Turqi. Vendet duke përfshirë Francën dhe Gjermaninë kanë dërguar gjithashtu para dhe mbështetje, siç ka bërë Greqia, e cila ka pasur mosmarrëveshje afatgjata me Turqinë.

Britania po angazhon fonde shtesë prej 3.65 milionë dollarë për t’i mbështetur operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ndihmën emergjente në Siri, tha të enjten ministria e jashtme.

Të paktën 28,044 njerëz janë evakuuar nga Kahramanmaraş, një nga provincat jugore turke më të goditura nga tërmeti i së hënës, duke përfshirë 23,437 nga ajri dhe 4,607 me rrugë dhe hekurudha, thonë zyrtarë nga agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të Turqisë.

Ekipet e shpëtimit vazhduan të nxjerrin nga rrënojat personat e bllokuar prej ditësh, duke përfshirë një vajzë të re të bllokuar prej tri ditësh.

Agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive, AHAD, tha se ka regjistruar pothuajse 650 pasgoditje që nga goditja e dy tërmeteve – 7.8 dhe 7.6 ballë – duke i bërë përpjekjet e shpëtimit edhe më të vështira dhe më të rrezikshme.

Një raport i Reuters hedh dritë mbi mënyrën se si qindra mijëra njerëz të mbetur të pastrehë nga tërmeti po strehohen në brigjet e tendave të ngritura në stadiume dhe qendrat e shkatërruara të qyteteve, ndërsa vendpushimet e plazheve të Mesdheut dhe Egjeut jashtë zonës së tërmetit po hapin dhoma hotelesh për të evakuuarit.

Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, është rrugës për në Siri, ku OBSH është pjesë e përgjigjes ndaj tërmetit atje. OKB-ja do të dërgojë shefin e saj të ndihmës, Martin Griffiths, në Gaziantep në Turqi dhe Aleppo dhe Damask në Siri këtë fundjavë.

OBSH thotë se deri në 23 milionë njerëz në përgjithësi mund të preken nga tërmeti dhe premtoi ndihmë afatgjatë. Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar se 77 ekipe mjekësore kombëtare dhe 13 ndërkombëtare të urgjencës janë vendosur në zonat e prekura.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka folur me ministrin e financave të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, se si SHBA-të mund të ofrojnë ndihmë në Turqi dhe Siri. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Ned Price tha se SHBA do të vazhdojë të kërkojë qasje të papenguar humanitare në Siri dhe i kërkoi qeverisë së Bashar al-Assad ta lejojë menjëherë ndihmën përmes të gjitha pikave kufitare./The Guardian

 

Përgatiti: Nuhi Shala