Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Tentoi të korruptonte policët, arrestohet shtetasi i Serbisë

Policia ka arrestuar një shtetas të Serbisë të dyshuar për dhënie ryshfeti.

Rasti ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë- Leposaviq.

Shtetasi i Serbisë është ndaluar nga Policia pasi nuk kishte vendosur letrat ngjitëse në targat e kamionit dhe deri sa Policia po i shqiptonte  gjobën ai u ka ofruar atyre para me qëllim që t’i ikte gjobës.

“Për këtë veprim zyrtarët policorë kanë njoftuar Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Mitrovicë-Veri, të cilët kanë iniciuar rastin ‘dhënie e ryshfetit’ kundrejt të dyshuarit A.G (1977), mashkull serb shtetas i Serbisë” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Të dyshuarit, sipas Policisë, i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.