Tentim vrasje në Klinë

Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur dje në Klinë rreth orës 22:00.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës një person ka raportuar se derisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij ka dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe kishte vërejtur se dy xhamat e pasme të veturës ishin thyer.

Policia njofton se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngajrjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një predhë të fishekut 9mm.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante, thuhet në raportin policor.