Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Tentim vrasje ndaj një personi në Pejë

Një person është plagosur me armë zjarri në mëngjesin e hershëm të ditës së djeshme në Pejë.

Rasti në fjalë që është iniciuar si “Vrasje në tentativë” është thënë se ka ndodhur në orën 05:15 më 22 janar 2023.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, i lënduari është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Tutje është thënë se lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedurat e mëtutjeshme.