Ilustrim

Tentim grabitje në Gjilan, personi i maskuar hyn me armë në vendin e punës së një gruaje

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme në rrugën “Idriz Seferi”, në Gjilan ka njoftuar se kanë pranuar informacion për një tentim grabitje.

Sipas Policisë, një grua e cila ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e saj të punës kishte hyrë një i person i maskuar me armë në dorë duke kërkuar para.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit derisa kishin qenë duke udhëtuar me një automjet kombi bus me targa vendore të cilin dyshohet se e kanë vjedhur nga një parking pronë e viktimës mashkull kosovar, nuk i janë bindur njësitit policor për ndalje, me ç’rast gjatë ikjes kanë dëmtuar automjetin e lartcekur” – thuhet në njoftim.

Te dyshuarit janë dërguar në mbajtje pas konsultimit me prokurorin kompetent.