Moti, foto: KALLXO.com

Temperaturat gjatë së shtunës dhe të dielës

Sot dhe nesër mbi vendin tonë do të mbaj mot i ndryshueshëm.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë dy ditëve pritet të ketë reshje shiu dhe shkarkim rrufesh.

Temperaturat minimale do të shënohen nga 12 gradë celsius ndërsa ato maksimale gjatë fundjavës dot ë shkojnë deri në 28 gradë celsius.

Ky është njoftimi i potë:

Parashikimi i Motit për vikend! 01-02.07.2023

Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe mjaftë dinamikë. Kjo situatë vie si pasojë e vranësirave konvektive të cilat parashihen të formohen pasditen e së shtunës, për të vazhduar edhe ditën e diele. Reshjet më intensive parashihen ditën e diele, ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune parashihet të ketë reshje në shumë zona. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.