
Takimi i Haradinajt me Kurtin nuk zgjat as 20 minuta, kreu i AAK-së largohet nga qeveria
Të tre liderët opozitar, Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit, Albin Kurti për t`u takuar për të diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Sot, të njëjtë u paraqiten para qeverisë, mirëpo i pari që doli nga takimi me Kurtin ishte Haradinaj.
Ky i fundit nuk i bëri as 20 minuta të plota brenda qeverisë, prej të cilës doli dhe nuk pranoi që të prononcohej për media.
Deputetët e Listës Serbe zyrtarisht kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media.
Në një mbledhje në Mitrovicë të Veriut, më 5 nëntor 2022, të ftuar nga Lista Serbe, në cilën morën pjesë zyrtarë të lartë shtetëror nga komuniteti serb, u njoftua largimi i tyre nga institucionet, përfshi niveli qendror ekzekutiv, lokal e nga gjyqësori.
Krerët opozitar në zyre të Kurtit, takohen për situatën në veri