Krerët opozitar në zyre të Kurtit, takohen për situatën në veri

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në takim kryetarët e partive opozitare për të diskutuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Të tre liderët opozitar, Memli Krasniqi nga PDK, Lumir Abdixhiku nga LDK dhe Ramush Haradinaj nga AAK i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Albin Kurti për tu takuar për të diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Aktualisht krerët opozitar kanë arritur në zyrën e kryeministrit Kurti.

Deputetët e Listës Serbe zyrtarisht kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media.

Në një mbledhje në Mitrovicë të Veriut, më 5 nëntor 2022, të ftuar nga Lista Serbe, në cilën morën pjesë zyrtarë të lartë shtetëror nga komuniteti serb, u njoftua largimi i tyre nga institucionet, përfshi niveli qendror ekzekutiv, lokal e nga gjyqësori.