Foto: Albin Kurti/ Twitter

Takimet në Forumin Strategjik në Slloveni, Kurti i nis me homologun kroat

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ndodhet në Slloveni dhe po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

Ai ka bërë të ditur nëpërmes një postimi ne Twitter, se sot ka takuar homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq.

“Fillova ditën time në Forumin Strategjik të Bled, duke u takuar me kryeministrin e Kroacisë, z. Andrej Plenkoviq. Ne diskutuam ekonominë, sigurinë dhe mënyrat për të forcuar më tej marrëdhëniet tona të jashtëzakonshme dypalëshe dhe për të thelluar bashkëpunimin tonë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndërkohë, sot emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka paralajmëruar takimin e radhës mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidenti të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Media serbe Tanjug ka raportuar se Lajçak ka thënë sot nga Sllovenia, se do të ketë takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiqin para takimit kryesor të kryenegociatorëve, megjithëse ende nuk dihet se kur dhe si do të mbahen takimet.

Lajçak paralajmëron takimin e radhës Kurti-Vuçiq