Lajçak paralajmëron takimin e radhës Kurti-Vuçiq

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka paralajmëruar takimin e radhës mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidenti të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Media serbe Tanjug ka raportuar se Lajçak ka thënë sot nga Sllovenia, se do të ketë takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiqin para takimit kryer të kryenegociatorëve.

Ende nuk dihet se kur dhe si do të mbahen takimet.

KALLXO.com paraprakisht ka dërguar pyetje në Qeverinë e Kosovës dhe në BE dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.